Lajme
Gjermani: Nuk ka karantinë për shqiptarët nëse testi është negativ
Nëse testi është negativ, nuk ka karantinë për shqiptarët e ardhur nga vendlindja
Sipas autoriteteve gjermane nga java e ardhshme do të ketë testime falas për të gjithë të kthyerit me një përgjigje në katër orë, për rezultat. Nese testimi rezulton negativ, nuk do të ketë karantinë, ndërsa nese testimi është pozitiv, atëherë karantina do t’i përcjellë për një periudhë të caktuar kohore, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Gjermani do të kenë mundësi të bëjnë testimin për Covid 19 në të gjitha aeroportet e Gjermanisë. Këtë vendim e kanë marrë ministrat e Shëndetësisë së 16 landeve të Gjermanisë, në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë, transmeton tutje albinfo.ch.
Seder për ZDF njoftoi se qendrat e testimit do të ngrihen në të gjitha aeroportet, përcjell albinfo.ch. “Ne duhet të përgatitemi për kthimin e njerëzve nga pushimet”, tha ai.
Në Bavari tashmë kanë nisur pushimet verore, provinca në të cilën janë regjistruar rreth 50,000 njerëz të infektuar deri më tani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










