Lajme
Gjermani: Nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm
Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizime për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.
Në një intervistë për Deutschlandfunk, ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjithë. “Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur”, tha ajo. “Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg dhe, nga ana tjetër, unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm”.
Ministrja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë. Ata që punojnë në spitale ose qendra përkujdesjeje dhe që nuk pranojnë të vaksinohen. mund të detyrohet vetëm që të testohen rregullisht, tha Christine Lambrecht.
Nga ana tjetër, ministrja gjermane e Drejtësisë tha se nisur nga mundësia dhe oferta gratis për t’u vaksinuar, ata që nuk duan të vaksinohen, në të ardhmen duhet t’i paguajnë vetë shpenzimet për testimin.
Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19.
Edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Weltärztebund, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”, tha Montgomery.
Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milionë – 60.9 për qind – kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /DW
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












