Kosova
Gjermani: Një shqiptar i Kosovës, i akuzuar për mbështetje të IS-it
Hasan B. akuzohet se ka lehtësuar transferimin e fondeve te një luftëtar i Shtetit Islamik në Siri 11 herë ndërmjet viteve 2016 dhe 2017.
Prokurorët federalë në Gjermani akuzuan një shqiptar nga Kosova për mbështetje të organizatës terroriste nën pretendimet se ka dërguar para për Shtetin Islamik në Siri dhe se përhapte propagandë për grupin ekstremist.
I dyshuari që u identifikua vetëm si Hasan B. (në pajtim me rregullat gjermane për privatësinë), është akuzuar në fillim të këtij muaji në Hamburg.
Hasan B. akuzohet se ka lehtësuar transferimin e fondeve te një luftëtar i Shtetit Islamik në Siri 11 herë ndërmjet viteve 2016 dhe 2017 dhe dërgoi edhe para të tij gjithashtu. Ai është akuzuar po ashtu për transferimin e parave te një person në Maqedoninë e Veriut në vitin 2015, për ta ndihmuar atë që të udhëtonte për në Siri për të luftuar për grupin Shteti Islamik, përcjell albinfo.ch.
Hasan B. akuzohet edhe për hapjen e një llogarie në rrjetin social Facebook për një pjesëtar të Shtetit Islamik dhe se i ka ndihmuar atij që të shfrytëzojë llogarinë për të shpërndarë propagandë përmes asaj llogarie.
Hasan B. ishte arrestuar në muajin qershor të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












