Kosova
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetësor. Qendra Spitalore e Rostockut ka krijuar modelin e sukseshëm të tërheqjes së stafit nga Vietnami, përcjell albinfo.ch.
Në Qendrën Mjekësore Universitare të Rostokut nga viti 2018 filluan të kërkojnë në Vietnam për punonjës. Qasja e kësaj qendre fokusohet edhe në ndihmën e anëtarëve të rinj të stafit jogjerman që të integrohen pa probleme.
Vietnamezja Thi Ngoc Lan Pham është një infermerie e kujdesit intensiv. Puna është intensive, por ajo përballet me sfidën shtesë të punës në gjermanisht; një gjuhë që asaj iu desh ta mësonte fillimisht.
Thi Ngoc Lan punon në Qendrën Mjekësore Universitare në Rostock prej gati pesë vjetësh. Ajo përfundoi trajnimin e saj si infermiere këtu dhe tani angazhohet edhe si trajnere ndërkulturore për të sapoardhurit.
Thi Ngoc Lan ka bërë një rrugë të gjatë në ndekjen e një të ardhmeje më të mirë. Gjermania nuk e njohu diplomën e saj të infermierisë nga Vietnami, ndaj iu desh të ndiqte sërish kurse kualifikimi këtu.
Çdo vit, deri në 25 të rinj nga Azia, kryesisht gra, marrin trajnime këtu. Ajo që është unike është se shumica qëndrojnë në Qendrën Mjekësore Universitare – kryesisht për shkak të programit të rikualifikimit të klinikës, i cili përfshin edhe rregullimin e strehimit, ndihmën me dokumentet dhe ofrimin e kurseve të gjermanishtes që mbulojnë fusha tipike të infermierisë.
Fokusi i rekrutimit të Rostock në Vietnam nuk është rastësi. Kur qyteti i përkiste ende Gjermanisë Lindore, deri në 1500 vietnamezë jetonin këtu dhe quheshin “Vertragsarbeiter”.
Thi Ngoc Lan Pham thotë se rrallëherë e merr malli [për Vietnamin]. Ajo ka krijuar shoqërinë e saj gjermane në punën e saj.
Thi Ngoc Lan Pham i ka mbushur tani plot pesë vjet në Gjermani, ku mund të aplikojë për shtetësinë gjermane. Plani i saj është të qëndrojë këtu dhe të sjellë të dashurin e saj nga Vietnami./DW
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










