Futboll
Gjermani: “FC Kosova” fiton në turneun “Zejnullah Zejna”
Në Schloß Holte-Stukenbrock të Gjermanisë është mbajtur një turne futbolli për nder të ish-futbollistit të ndjerë Zejnullah Zejna.
Në këtë turne, në mesin e dhjetëra ekipeve fitoi klubi “Kosova” nga Frankfurti, kurse epitetin e futbollistit më të mirë e mori Flakron Thaçi, përcjell albinfo.ch.
“Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe FC Kastrioti Stukenbrock, në Schloß Holte-Stukenbrock të Gjermanisë u mbajt turneu i futbollit për seniorë “Zejnullah Zejna” për nder të ish-futbollistit të këtij klubi që dha jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Isni Kilaj, zëvendësministër i MDIS-it, Afrim Deliu, zyrtar në MDIS, Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi, konsull në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Agim Ademi, president i FFK-së, anëtarë të KE-së së FFK-së, etj.
Në këtë turne morën pjesë rreth 40 klube shqiptare të futbollit, dhe ndeshjet u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











