Kosova
Gjermani i cili luftoi për UÇK-në, tash jeton në gjendje të mjerueshme
Ai erdhi në Kosovë në vitin 1998 për t’iu bashkuar UÇK-së, por tani gjendja e tij është e rëndë. Kargus Karlhenz ka krijuar familje në Kosovë, ku ka bashkëshorten shqiptare dhe një djalë
Shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbetur në gjendje të rëndë, por ka edhe shumë të tjerë që erdhën nga vendet tjera për të ndihmuar luftën çlirimtare.
I tillë është rasti edhe i gjermanit Kargus Karlhenz (Heinz). Ai në vitin 1998 erdhi vullnetarisht në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së, raporton albinfo.ch.
Heinz siç e thërrasin të gjithë, që nga ajo kohë jeton në Kosovë dhe ka krijuar familje. Ai ka bashkëshorten shqiptare dhe një djalë 13-vjeçar. Ai jeton në Ferizaj dhe punon në FSK.
Por, siç njofton Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ai nuk është kthyer asnjëherë në Gjermani dhe jeton në gjendje të rëndë. “Në Kosovë ka nevojë urgjente që ta ketë edhe ky një strehim bashkë me familjen e tij. Ka vite që ky i nderuar jeton herë në një shtëpi dhe herë në tjetrën shtëpi me qira. Ne e kemi vizituar dhe i kemi pa kushtet e rënda ku jeton. Ne mendojmë që kjo është më e pakta ndihmë që mund ta bëjmë për Hansin dhe familjen e tij, andaj edhe presim nga bamirësit që të na bashkohen që t’ia sigurojmë një strehim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











