Bota
Gjermani: Çdo të tretën ditë vdes një grua nga dhuna familjare
Përherë të parë Shtëpitë për Mbrojtjen e Grave në Gjermani janë hapur përpara 42 vjetëve, ndërsa sot ka 450 shtëpi të tilla me 6000 vende. Sipas artikullit të konservatores gjermane "Die Welt", gjithsesi këto vende nuk mjaftojnë.
Në Gjermani çdo të tretën ditë vdes një grua nga partneri i saj ose ishi partneri. 110 mijë gra kanë qenë viktima të ndonjë vrasje, plagosje fizike, kërcënimi, dhune seksuale ose përdhunimi shtëpiak gjatë vitit 2016 – shifrat e errta mund të jenë shumë më të larta. 40 përqind e gjithë grave kanë përjetuar përgjatë jetës së tyre dhunën fizike ose seksuale, thonë nga ministria e familjes në Gjermani, shkruan “Die Welt”, përcjell albinfo.ch. Shpesh largimi nga shtëpia është shansa e vetme për të prekurat, që të shmangin kërcënimin akut.
Përherë të parë Shtëpitë për Mbrojtjen e Grave në Gjermani janë hapur përpara 42 vjetëve, ndërsa sot ka 450 shtëpi të tilla me 6000 vende. Sipas artikullit të konservatores gjermane, gjithsesi këto vende nuk mjaftojnë. Vetë ministrja e familjes në Gjermani, Franziska Giffey (SPD) ka thënë se qëllimi i ministrisë që ajo drejton është të ndërtojë dhe të sigurojë financiarisht Shtëpitë për Mbrojtjen e Grave.
“Bëhet fjalë që ne të bëjmë diçka konkrete për përmirësimin dhe ndihmimin e këtyre grave të prekura,” tha Giffey.
Shteti gjerman për vitin pasardhës ka parashikuar 5.1 milion euro ndihmë për këto projekte ndaj grave të prekura nga dhuna, ndërsa në 2020 shifra për ndërtimin e shtëpive do jetë rreth 30 milion euro.
Përsëri kjo çështje mbetet sekundare, pasi primare është luftimi i këtij fenomeni tepër të shpërndarë dhe marrja e masave për zvogëlimin e tij.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











