Bota
Gjermani: 40 orë pune në javë, model i vjetëruar?
40 orё pune nё javё për disa ekspertё në Gjermani është model i vjetёruar dhe kёrkojnё t’i jepet fund modelit tё ditёs tetorёshe.
Kёshilli i ekspertёve tё ekonomisё, i cili konsulton qeverinё, e konsideron tё vjetёruar modelin ekzistues tё orarit tё punёs nё Gjermani dhe kёrkon qё orari i punёs tё “fleksibilizohet” rrёnjёsisht.
“Ideja pёr ta filluar punёn nё mёngjes nё orёn tetё nё zyrё dhe tё largohesh prej saj pasdite vonё, nuk ёshtё nё pёrshtatje me kohёn”, i tha gazetёs “Die Welt” Christoph Schmidt, kryetar i Forumit tё ekspertёve, transmeton albinfo.ch.
Legjislacioni pёr mbrojtjen e punёmarrёsve nё Gjermani ka qenё efikas, por sot nuk ёshtё mё i pёrshtatshёm me botёn e digjitalizuar tё punёs. Nё Gjermani sipёrmarrёsit e kanё tё ndaluar qё t’i lejojnё tё punojnё punonjёsit mё shumё se tetё orёnё në ditё. Nёpunёsit gjithashtu duhet tё kenё njё pushim dreke prej 30 minutash si dhe nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё paktёn 11 orё shkёputje pёr t’u ҁlodhur.
Sipas komisionit tё ekspertёve, pesё kokave tё ekonomisё gjermane, kjo rregullore i kufizon shumё sipёrmarrёsit. Nё raportin e tyre tё publikuar njё javё mё parё, ekonomistёt kёrkojnё qё java e punёs tё jetё e kufizuar nё 48 orё, por nё vend tё tetё orёve nё ditё, duhet tё vendosen mё shumё pёrjashtime, nё mёnyrё qё edhe distanca prej 11 orёsh nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё konceptohet me mё shumё fleksibilitet.
Ligji pёr orarin e punёs ёshtё njё ndёr pikat mё tё debatueshme nё bisedimet pёr krijimin e koaliconit tё ri qeverisёs nё Berlin. Unioni konservator “CDU/CSU” dhe liberalёt “FDP” favorizojnё zbutjen e ligjeve ekzistuese, ndёrsa ekologjistёt insistojnё pёr fleksibilitet mё tё lartё nё favor tё punёmarrёsve.
Shoqatat e punёdhёnёsve kёrkojnё prej kohёsh qё tё ndryshojё ligji pёr orarin e punёs, ndёrsa sindikatat e refuzojnё kёtё, duke konsideruar se kjo u imponon mё shumё punё punёmarrёsve.
Nё Gjermani, si edhe nё shumё vende tё tjera, ligjet pёr orarin e punёs janё bёrё si njё rregullore e shenjtё e paprekshme. Kjo ka tё bёjё me historinё e kёtyre ligjeve, sepse kёto rregulla janё arritur me luftё ndёr dekada.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










