Lajme
Gjermanët, kampionë për udhëtime në botë
Gjermanët ende mbajnë vendin e parë për udhëtime në botë. Kjo i gëzon vendet e Evropës Juglindore, ku turizmi është një degë e rëndësishme e ekonomisë së tyre dhe shumica e turistëve vijnë nga Gjermania.
Bilanci i sezonit turistik të kësaj vere me siguri do të jetë i suksesshëm për Evropën Juglindore, kryesisht sa i përket numrit të turistëve nga Gjermania, besojnë agjencitë gjermane të turizmit.
Të dhënat e fundit dëshmojnë se Greqia është ende në vendin e tretë ndër destinacionet më të preferuara për gjermanët, pas Spanjës dhe Turqisë.
“Minusi zvogëlohet nga muaji në muaj”, thotë Kathrin Spichala nga agjencia më e madhe turistike në botë, TUI.
Nëse vazhdon kështu, grekët mund ta mbyllin sezonin e këtij viti me një humbje prej më pak se dhjetë për qind në krahasim me vitin e kaluar, raporton DW.
Lajme të mira vijnë edhe nga Kroacia.
Ky vend shënoi suksese të reja gjatë këtij sezoni, thotë Thomas Schäfer nga Shoqata gjermane e udhëtimeve.
Kjo tani konfirmohet edhe nga shifrat aktuale. Gati një milion gjermanë kishin vendosur në gjysmën e parë të këtij viti që t’i kalojnë pushimet në vendin e vogël përgjatë detit Adriatik.
Kemi të bëjmë kështu me një rritje prej 15 për qind në krahasim me vitin paraprak. Kjo është edhe më e rëndësishme për Kroacinë, pasi për shkak të krizës sivjet ka rënë numri i turistëve nga Italia fqinje.
“Gjermanët e kanë shpëtuar buxhetin kroat”, shkruan një gazetë e madhe kroate, duke shtuar, “Faleminderit, Gjermani”.
Në mënyrë që industria e turizmit të vazhdojë të qëndrojë edhe më tej në kursin e sukseseve është vendosur që nga viti i ardhshëm TVSH-ja për shërbimet turistike në Kroaci të ulet nga 23 në 10 për qind.
Turistët madje s’kanë përse të frikësohen se bregdetin kroat do ta gjejnë të rënduar nga ndërtimet, sepse “vendi ka mësuar nga gabimet e të tjerëve”, thotë ministri i Turizmit, Veljiko Ostojiq. Kësisoj në Kroaci ekzistojnë dispozita ligjore për mbrojtjen e natyrës, të cilat pengojnë betonimin e bregdetit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












