Lajme
Gjergji e di si të bëhen 5.5 miliardë euro
Seremb Gjergji, kandidatë i vetëshpallur për president të Kosovës, ka një ide se si Kosova ta rritë tre-katër fish buxhetin e vet, nga 1.5 miliardë ka tash në 5.5 miliard euro
Kandidati i vetëshpallur për president të Kosovës, Seremb Gjergji ka një ide se si Kosova ta rritë tre-katër fish buxhetin e vet, nga 1.5 miliardë ka tash, në 5.5 miliard euro. Ai tha se kjo do të bëhet duke ndalë korrupsionin, informalitetin dhe duke bërër qytetarin gardian të shpenzimeve.
Sipas tij, nga janari i viti 2016, Kosova pritet të hyjë në Marrëveshje për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Evropian (BE) dhe nga moment, pritet që Kosova mos të ketë më Dogana, që nënkupton se buxheti do të shkurtohet për rreth 650 milionë euro.
Ai ka thënë se kjo nënkupton që të gjitha institucionet publike – qendrore dhe komunale si dhe ato të cilat marrin subvencione nga Qeveria e Kosovës të mbesin pa para dhe me këtë fillon largimi masiv nga puna diku i 30 për qind të stafit civil. Nga kjo do të krijohet një situatë e cila do të jetë e pakënaqshme për të gjithë.
“Prej janari pritet që çdo produkt që hyn në Kosovë nuk zhdoganohet. Buxheti do të zvogëlohet për rreth 650 milionë euro dhe nuk do të kemi zhvillim ekonomik. Mirëpo, synimi i strategjisë sime është për ta kthyer situatën në interes të shtetit dhe qytetarëve, duke ua kthyer taksat në fund të vitit. Kjo taksë kthehet në tri nivele: nivelin e ndërtimit, pasurisë së paluajtshme, në nivelin e teknikës së bardhë dhe në nivelin e konsumit të përditshëm. Në kuadër të këtyre niveleve, në pjesën e parë prej 100 për qind të TVSH-së, në pjesën e dytë në 75 për qind të TVSH-së dhe në pjesën e tretë 70 për qind nëse është për mbi 5 anëtarë”, ka thënë Gjergji, raporton Kosova Live.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ai ka thënë se duhet të ndërroj modelin e mbledhjes së taksave, jo t’i rrisë ato. Inspektorët tatimorë, po ashtu, duhet ta ndalin korrupsionin në të dyja drejtimet duke e bërë qytetarin roje të vendit.
Sipas tij, secili qytetarë do të blejë aty ku ka kupon fiskal, në mënyrë që të fitoi TVSH-në në fund të vitit. Ky model i kthen secilës familje prej 800 deri në 1,300 euro. Ai ka theksuar se me paratë e kthyera në fund të vitit , ATK-ja në bashkëpunim me Komunat e Kosovës, duke përllogaritur tatimet individuale në pronë, e ndal tatimin në pronë secilit përfitues para se t’u kthehen paratë.
Me këtë, sipas tij, zhduket tërësisht informaliteti, pasi që çdo shitblerje regjistrohet në ATK. “Kjo, i pasuron të gjitha komunat, të cilat do të aplikonin taksa për të gjitha pronat pa dallim, në qytet, fshat apo në bjeshkë. Pasurimi i komunave hynë në vlerën e përgjithshme të 5.5 miliardë eurove. Më pak fitojnë komunat me zonën e lirë tatimore, p.sh: Gjakova dhe Mitrovica. Vetëm komunat do të mblidhnin nga 44-100 milionë euro së paku çdo vit nga tatimet në të gjitha llojet e pronave”, ka thënë Gjergji.
Sermb Gjergji, gazetar dhe tani zyrtar në Postën e Kosovës, ka më shumë se dy vjet që u vetëshpallur, kandidat për president të Kosovës. Shumëkush e sheh atë si propozim iluzioni, pasi që Kosova në Kushtetutë e ka të rregulluar zgjidhjen e presidentit nëpërmjet Kuvendit. Gjergji në zgjedhjet e kaluara lokale ka bërë fushatë për një kandiat të PDK-së së Hashim Thaçit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











