Sport

Gjergjaj kishte menduar të braktiste boksin

“Më ka shkuar në mendje që ta lë boksin përfundimisht pasi frikësohesha se mund të më kthehej një natë si ajo me Haye”, ka thënë Gjergjaj

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj është duke u përgatitur që të rikthehet sa më i fortë në ring, shkruan albinfo.ch.

Ai nuk e ka harruar humbjen nga David Haye. Boksieri britanik ishte superior ndaj shqiptarit, kurse ‘Kobra’ kishte menduar të largohej nga boksi pas asaj humbje.

“Më ishte përmbysur bota, nuk e dija as ku jam. Shikuesit i dëgjoja duke vërshëllyer. Më ka shkuar në mendje që ta lë boksin përfundimisht pasi frikësohesha se mund të më kthehej një natë si ajo me Haye”, ka thënë Gjergjaj për mediat zvicerane.

Megjithatë, ai tani është duke u përgatitur intensivisht që të rikthehet sa më i përgatitur.