Shkurt.ch
Gjenevë: Sulmohet me armë banka UBS
Të hënën në mëngjes një person i armatosur ka hyrë në bankën UBS të Gjenevës.
Banditi më pas u përpoq të ikë më paratë, duke iu drejtuar një rrugice, ku ishte një motor me ngjyrë gri, me regjistrim të Gjenevës. Mirëpo policia arriti ta ndalojë dhe të rigjejë paratë e vjedhura. Sipas disa vëzhguesve, arrestimi është kryer pas disa përleshjeve dhe gjaku në trotuar dëshmon më së miri për këtë.
Një çantë e rëndë e zezë që përmbante doreza të zeza dhe, sipas të gjitha gjasave, paratë e grabitura, janë gjetur aty ku ndodhi ngjarja. Po në të njëjtin vend policia ka gjetur edhe një revolver.
Individi i arrestuar është dërguar në lokalet e policisë gjyqësore për kundërvajtje. Sipas dëshmitarëve të ndryshëm, banditi në fjalë kishte një pamje të “tipit evropian”. Ai dukej të ishte një biznesmen.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













