Lajme
Gjenevë: S’ka vend që s’ka kamera!
Studimi zbuloi se 75 për qind e banorëve ndihen të sigurt në qytetin e tyre

Zviceranët e vlerësojnë privatësinë e tyre, por ndoshta jo aq shumë në Gjenevë: më shumë se 2749 kamera monitorojnë çdo lëvizje tuajën në rrugët e këtij qyteti.
“Gjeneva është një qytet ku nuk ka asnjë kënd të vetëm që nuk është nën mbikëqyrje, për të siguruar që të gjithë të respektojnë rregullat”, sipas raportit të fundit nga instituti multidisiplinar Edgelands, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të studiojë ndikimin e mbikëqyrjes gjithnjë e më dixhitale në hapësirat e përbashkëta, tha Bernard Rappaz, ish-gazetar dhe një nga pikat kryesore të projektit.
Autoritetet kantonale konfirmojnë praninë e këtyre kamerave, që u përkasin rreth 40 institucioneve publike. Kjo do të thotë se popullsia lokale është e vëzhguar nga afër – më shumë se qytetet e tjera në Zvicër.
Për shembull, sistemi i mbikëqyrjes video i instaluar në distriktin Pâquis në vitin 2018 konsiderohet të jetë “sistemi i kamerës më i gjerë dhe teknikisht më i avancuar në Zvicër, i fokusuar në hapësirat publike të jashtme, me shikimin e imazheve në kohë reale”.
Sidoqoftë, duket se gjenevianët nuk e kanë problem këtë “ndërhyrje”.
Studimi zbuloi se 75 për qind e banorëve ndihen të sigurt në qytetin e tyre.
Kjo falë imazhit të mirë të policisë dhe kamerave të shumta të vëzhgimit në rrugë, sipas raportit të Edgelands.
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri