Lajme
Gjenevë: Ekspozitë personale nga R. C. Anaider

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizon në ambientet e saj ekspozitën personale «Pëshpërima e paqes» të artistes R. C. Anaider nga data 27 nëntor – 8 dhjetor 2023. R. C. Anaider është një artiste abstrakte ekspresioniste, shkrimtare dhe poete, që jeton në Gjenevë të Zvicrës.
Ajo ka lindur në Shqipëri, ku zbuloi dhe filloi qysh në moshë të re rrugëtimin e saj si poete dhe më vonë si shkrimtare. Ajo është autore e vëllimit poetik «Nuk luaj me detin tim” dhe e romanit “Shpellat».
R.C. Anaider duke pasur si frymëzim kryesor dashurinë, shpalos talentin e saj si një artiste abstrakte, ku bie në sy koloriti tejet i larmishëm, simbolika e gdhendur prapa shtresave të trasha të bojës, të cilat përçojnë mesazhe të panumërta dhe pasqyrojnë botën e pasur të autores, duke na dhuruar me çdo vepër të saj një copëz nga universi i saj i pafund.
E shtyrë nga fuqia magjike e dashurisë, dritës dhe bukurisë, dhe duke dëgjuar intuitën dhe zemrën e saj, përmes veprave të saj artistike, Anaider krijon një lidhje të veçantë me të me ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen e saj, me botën e saj të brendshme dhe të jashtme, duke synuar të përhapë energji pozitive, besim dhe lumturi.
R.C. Anaider ka pasur tashmë disa ekspozita në Zvicër dhe më gjerë, si dhe ka marrë pjesë në Panaire ndërkombëtare të artit, midis të cilave mund të veçohet Montreux International Art Gallery 2022 dhe Lausanne International Art Fair 2023.
Artistja, e cila ka pasur gjatë 2023 edhe dy ekspozita personale të suksesshme, përkatësisht në Gjenevë me titullin «Katarsis» dhe në Morges në Galerinë e arteve Linea me titullin «Gjurmët e dashurisë», tashmë vjen me ekspozitën e saj të tretë personale, të titulluar «Pëshpërima e paqes» që organizohet në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, nga data 27 nëntor – 8 dhjetor 2023.
C. Anaider do të takohet me artdashësit gjatë ekspozitës: e hënë, 27 nëntor & 4 dhjetor: 10:00 – 12:00, e enjte, 30 nëntor & 7 dhjetor: 14:00 – 16:00 e premte, 1 dhjetor & 8 dhjetor: 10:00 – 12:00
Ju ftojmë të vizitoni këtë ekspozitë, ku hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit, gjatë orarit të punës së Konsullatës. Adresa: Rue de Lausanne 63, Kati i 3-të, 1202 Gjenevë
Për më shumë info:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Dhjetor 2023
- Ora12:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit23 Nëntor 2023 - 13:00
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme