Lajme
Gjeneva tërheq vendimin për mbylljen e kantiereve të ndërtimit
Vendimi i Gjenevës i marrë javën e kaluar në lidhje me mbylljen e kantiereve të ndërtimit kishte shkaktuar shqetësim në shkallë vendi
Qeveria kantonale e Gjenevës ka ndryshuar sot vendimin e saj të para disa ditëve për të mbyllur kantieret e ndërtimit. Me këtë hap, qeveria në fjalë i është përshtatur rregullores së Këshillit Federal.
Kantieret mund të hapen përsëri – por vetëm mbi bazë të kërkesës dhe në kushte të rrepta, shkruan srf.ch. Kushdo që dëshiron të fillojë ose të vazhdojë punën në lëmin e ndërtimit duhet të aplikojë në kanton.
Me këtë rast kërkohen prova se do të mund të respektohen rregullat shëndetësore dhe higjenike të nxjerra nga Qeveria Federale, transmeton albinfo.ch . Kjo vlen veçanërisht për higjenën dhe distancën midis punonjësve veç e veç.
Kompanitë duhet të raportojnë pranë inspektoratit të ndërtimit, i cili kontrollon respektimin e rregulloreve në vend. Në rast të shkeljeve, mund të vendosen masa penale dhe sanksione, është thënë nga Qeveria. Ajo ka njoftuar se do të ketë kontrolle të rregullta dhe të rrepta nga autoritetet.
Vendimi i Gjenevës në lidhje me mbylljen e kantiereve të ndërtimit kishte shkaktuar shqetësim në shkallë vendi. Asnjë kanton tjetër nuk kishte imponuar masa të tilla drastike në lëmin e ndërtimit për shkak të përhapjes së virusit.
Kështu thuhej në vendimin e marrë të premten e kaluar nga Qeveria e Kantonit të Gjenevës:
“Shkelësit e këtij vendimi mund të gjobiten deri në 300,000 franga”, ka thënë ministri në ekzekutivin e Gjenevës Serge Dal Busco në një konferencë për media, të mbajtur përmes internetit, tranmseton albinfo.ch. Përjashtimet mund të lejohen vetëm për arsye sigurie ose për një interes publik madhor.
Ndërsa aplikimet eventuale për të vazhduar punën, do të vlerësohen nga një organ trepalësh, i përbërë nga sindikatat, punëdhënësit dhe shteti.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














