Gjeneva, qyteti numër një për tregtinë e naftës
janë kompetenca profesionale e njerëzve, infrastruktura e mirë etj. që e bëjnë Gjenevën qytetin prijës në tregtinë me naftë
Gjeneva, qyteti numër një për tregtinë e naftës
Qyteti zviceran, buzë Liqenit të Lemanit ka më shumë të punësuar në tregtinë me naftë se sa për shembull Londra! 8000 të punësuarit në këtë sektor e bëjnë Gjenevën qytetin numër një sa i takon tregtisë me naftë.
Sipas GTSA (Association genevoise du négoce et de l’affrètement), kompania e tregtisë me naftë nga Londra Trafigura po transferon një të katërtën e punëtorëve të saj, ose 80 sish, nga Londra në Gjenevë. Kompania konkurrente, Vitol ndërkaq në Gjenevë do t`i transferojë 25 punëtorë.
Trendi më i ri tregon se një e treta e transaksioneve të naftës që këto kompani e bëjnë në gjithë botën, ose me shifra, 700 milion litra në vit, aktualisht kalon nëpër Gjenevë.
Gjeneva nga viti 2006 e këndej ka shënuar për çdo vit rritje prej rreth 5 për qind tëtregtisë me naftë. Sipas përfaqësuesve të GTSA janë kompetenca profesionale e njerëzve, rezervat e fuqisë së punës, infrastruktura e mirë dhe politika e përshtatshme tatimore, ato që e bëjnë Gjenevën qytetin prijës në tregtinë me naftë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










