Jeta në Zvicër
Gjeneva, Friburgu dhe Bazeli kanë shkallën më të lartë të krimit
Me 123.2 delikte në 1000 banorë, Gjeneva del kantoni me shkallën më të lartë të kriminalitetit. Pas saj, në vendin e dytë vjen kantoni Basel-Stadt me 110 delikte në 1000 banorë
Me gjithë faktin se gjatë vitit të kaluar në Zvicër është regjistruar një rënie e theksuar e numrit të veprave penale, kriminaliteti në kantonet e Zvicrës frankofone – ku edhe ashtu ishte më i lartë – ka shënuar ngritje. Kështu, po u shikua numri i delikteve të regjistruara në 1000 banorë, në Kantonin Neuchatel kemi një ngritje prej 7.3%, në Kantonin e Gjenevës po ashtu ngritje, prej 4.6%, shkruan 20min.ch.
Me 123.2 delikte në 1000 banorë, Gjeneva, ashtu si dhe në vitin paraprak, del kantoni me shkallën më të lartë të kriminalitetit. Pas Gjenevës, në vendin e dytë vjen kantoni Basel-Stadt me 110 delikte në 1000 banorë ndërsa në vendin e tretë është kantoni Neuchatel me 88.
Nga ana tjetër kantonet në Zvicrën qendrore e kanë shkallën më të ulët të kriminalitetit. Kështu, kantoni i vogël malor, Uri, ka pasur gjatë vitit 2015 17.8 delikte në 1000 banorë që i bie 7 herë më pak se Gjeneva, transmeton albinfo.ch. Kjo shkallë ka ardhur edhe si rezultat i rënies rekorde, për 38% të numrit të krimeve të kryera në këtë kanton gjatë vitit 2015 në krahasim me vitin 2014.
Është interesante se ndonëse në kantonin Vaud ka pasur një rënie prej 20.2% të krimeve, megjithatë ky kanton është i katërti në vend për nga numri i madh i delikteve të regjistruara.
Kantonet kanë specifikat e tyre edhe sa u përket llojeve të delikteve të kryera më shpesh në to. Kanoni Basel-Stadt, për shembull, zë vendin e parë sa u përket delikteve të dhunshme, nga të cilat kanë ndodhur 12.9 në 1000 banorë. Më i sigurti edhe këtu është kantoni Uri, ku janë regjistruar rreth 1.50 delikte të tilla në 1000 banorë, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër në kantonin e Gjenevës janë regjistruar më së shumti vjedhje dhe plaçkitje (vjedhje me thyerje): 73.6 vjedhje dhe 12 plaçkitje në 1000 persona.
Marrë në përgjithësi, në kantonet me më shumë zona urbane, shkalla e kriminalitetit është më e lartë se në ato rurale. Por, edhe në krahasimin që bëhet në mes të qyteteve ka një dallim. Kështu, në qytetin Freiburg ka pasur gjatë vitit 2015 më së shumti delikte të dhunës, gjegjësisht 18.2 raste në 1000 banorë. Në Gjenevë dhe në Lozanë kanë ndodhur më së shpeshti raste të plaçkitje (1.3 gjegjësisht 1.2 raste në 1000 banorë). Ndërsa në Bernë janë regjistruar më së shumti raste të shkaktimit të dëmeve materiale, ose 25.1 raste në 1000 banorë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











