Kosova
Gjenerali shqiptaro-amerikan: Rama anuloi mbledhjen me Kurtin pas kërkesës së këtij politikani
Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare, që ishte paraparë të mbahej më 14 qershor, përcjell albinfo.ch.
Gjenerali ka akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, se mbledhjen e anuloi me kërkesën “specifike” të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Rama është bashkuar me Serbinë në luftën kundër popullit shqiptar.
Mbledhja e paraparë e dy qeverive shqiptare për 14 qershor 2023 u anulua me një kërkesë specifike që Vuçiqi ia bëri Edi Ramës.
Qëllimi i Serbisë ka qenë dhe është përçarja e popullit shqiptar. Thënia “Bashkimi është fuqi”, është tmerri më i madh në sytë e serbëve.
Serbia është duke ia arritur këtij qëllimi me ndihmën e Edi Ramës. Për mendimin tim, Rama e tregoi veten se është aleat fuqiplotë i Serbisë, në luftën përballë kombit dhe ekzistencës shqiptare në trojet e lashta shqiptare.
Para se të bënte zyrtarisht vendimin për anulimin e seancës së përbashkët ndërmjet dy qeverive shqiptare me kërkesën e Vuçiqit, Edi Rama u koordinua me Lajçakun dhe Borellin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














