Lajme
Gjëndra tiroide, sëmundje e shpeshtë në Kosovë
Endokrinologët në Kosovë thonë sëmundja nga gjëndra tiroide e zë vendin e dytë pas të sëmurëve me sheqer
Pas sëmundjes së sheqerit, numrin dy për nga sëmundjen në Kosovë e zë gjëndra tiroide, e cila është një prej organeve më të rëndësishme endokrinologjike në trupin e njeriut dhe gjendet në pjesën e parme të qafës. Edhe pse endokrinologët kosovarë nuk kanë statika të sakta për këtë sëmundje, ata thonë se numri i tyre është shumë i madh.
Drita Mekuli, endokrinologe thotë se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo patologji trajtohet tërësisht, derisa tregon detajet e sëmundjes.
“Çrregullimet e gjëndrës tiroide janë të ndryshme, duke përfshirë pezmatimet, tumoret malinje dhe beninje. Në Kosovë me saktësi të plotë mund të diagnostikohen, por edhe të trajtohen (rastet). Nuk ka pasur asnjë rast që ne ta dërgojmë pacientin jashtë vendit për mjekim, duke veçuar rastet me kancer të gjëndrës tiroide”, tha ajo, transmeton REL.
Me këtë sëmundje, sipas saj, njerëzit jetojnë normalisht, por duhet të marrin terapi.
“Kjo sëmundje atakon më shumë femrat sesa meshkujt. Nga rreth 8 femra të sëmura, është një mashkull i prekur me këtë sëmundje”, thotë Mekuli, sipas të cilës, në QKUK ka vetëm 10 mjekë endokrinolog.
Sipas Mekulit, janë 35 mjekë të rinj, të cilët kanë shprehur interesim të specializojnë në këtë lëmi dhe në të ardhmen do të ketë mjekë të mjaftueshëm.
Ndërkaq, për vështirësitë, me të cilat përballen mjekët gjatë trajtimit të kësaj sëmundjeje, tregon endokrinologia Merita Emini – Sadiku.
“Trajtimet e gjëndrës tiroide janë të aplikueshme sikurse në vendet e rajonit dhe në botë, por ajo çka lë për të dëshiruar është mungesa e aparateve ekzaminuese si ultrasonografia e gjëndrës tiroide. Nevoja për këtë aparat bën që pacientët të lëvizin nga klinika në klinikë për të kryer këtë ekzaminim, me ç’rast ne shpesh edhe i humbim kontaktet me pacientë”, shpjegon Merita Emini – Sadiku.
Ajo flet edhe për rëndësinë e posedimit të një aparati të tillë në klinikë, në mënyrë që pacientët të përcillen pas intervenimeve të ndryshme:
Ndërsa Drita Mekuli shpjegon edhe për ndikimin e mjedisit në sëmundjen e gjëndrës tiroide. “Mund të them se këtë vit ka qenë 25 vjetori i tragjedisë së Çernobilit,dhe para disa viteve shpërthimi në stacionin bërthamor në Japoni, ku për shkak të përhapjes së rrezatimit, është rritur dukshëm numri i tumoreve të gjëndrës tiroide në botë”, thekson Mekuli.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












