Kosova
Gjendje e rënduar në Kosovë, vërshimet po rriten
Kosova nën pushtetin e ujit
Situata në Kosovë është rënduar pas të reshurave të shiut, duke bërë që shumë zona të jenë të përmbytura. Qeveria dhe institucionet vartëse thonë se po vazhdojnë angazhimin për të garantuar normalitet në këto situata të vështira.
Skenderaj dhe Mitrovica janë dy komunat më të prekura dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Megjithëse, të dy komunat nga përditësimet e fundit në terren thonë se gjendja është nën kontroll.
Ministrat Xhelal Sveçla, Artanë Rizvanolli dhe Elbert Krasniqi kanë qëndruar në Mitrovicë, më pas kanë vazhduar me inspektimin e gjendjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Bërnjak, e cila pjesërisht vazhdon të jetë e bllokuar, për shkak të rrëshqitjeve të shumta të dheut.
Ministrat vizituan edhe pendën e liqenit të Ujmanit, ku përkundër nivelit të lartë të ujit situata po menaxhohet suksesshëm. Me këtë rast ministrat vizituan edhe stacionet policore në atë zonë, ku policët pa u kursyer po kontribuojnë në menaxhimin e situatës, si dhe asistimin e qytetarëve, pa dallim.
Në fshatin Drejë të Istogut, Forca e Sigurisë së Kosovës evakuoi 14 familje me rreth 60 anëtarë, të cilit kishin mbetur të bllokuar gjatë gjithë ditës së enjte.
Vështirësi ka pasur edhe në komunën e Pejës, më saktësisht në fshatin Baran, ku situata ka qenë më e rëndë.
Në Podujevë situatë më e rëndë është paraqitur në fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe disa zona urbane që janë prekur nga vërshimet. Komuna e Podujevës ka thënë se gjendja në terren është tejet e rëndë, ndërsa kanë angazhuar 5 kompani, të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim.
Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, mori vendim që sot (e premte) të mos mbahet mësimi në shkollat e komunës së Klinës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













