Lajme
Gjendje e rëndë në Klinikën Infektive, vetëm 10 shtretër të lirë
Dy persona të infektuar me COVID 19 kanë ndërruar jetë në orët e mbrëmjes së kësaj të hëne.
Këtë e ka konfirmuar infektologu Murat Mehmeti, i cili ka thënë se në Klinikën Infektive ka mjaft pacientë që janë në gjendje të rëndë.
“Ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë. Kemi dy raste të reja të vdekjes sonte. Kemi pacientë në gjendje shumë të rëndë. Ka pacientë që luftojnë me vdekjen”, është shprehur Mehmeti.
“Ka përkeqësim të situatës për faktin se është rritur numri i pacientëve, qoftë edhe për t’u kontrolluar. Në zyrën e pranimit prej mëngjesit ka arritur numri në 150”, tha Mehmeti për Klanin, përcjell Albinfo.ch.
Mehmeti ka thënë se Klinika Infektive është në kapacitetet e saj sa i përket hapësirës.
“Janë 105 të shtrirë aktualisht. Kjo nënkupton se klinika është e mbushur. Realisht kapacitetet e klinikës tonë janë 115-120 shtretër. Edhe dhjetë vende i kemi të lira. Numri i pacientëve nën 100 nuk është në klinikë në këto dy javët e fundit”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










