Lajme
Gjendje e rëndë e dy ushtarëve të tjerë amerikanë të plagosur

Gjendja e ushtarëve të plagosur nga kosovari 21-vjeçar Arid Uka, në aeroportin e Frankfurtit është tejet e rëndë dhe ata janë duke luftuar për jetë, shkruan e përditshmja gjermane „Hamburger Abendblatt“, ndërsa edhe më tej mbetet i paqartë motivi i vrasjes së dy ushtarëve amerikanë.
Në një artikull të shkruar në të përditshmen „Die Welt“ thuhet se Arif Ukaj ka lindur në Gjermani, në një periferi të Frankfurtit ku edhe ka kryer shkollën fillore. Familja e tij është nga Mitrovica, e ardhur në Gjermani qysh para 40 viteve. Familja Ukaj është e njohur si fetare, por jo edhe fundamentaliste.
Babai i tij ka qenë imam në Kosovë edhe përkundër faktit se i biri i tij nuk është kthyer nga puna të mërkurën, ai nuk ka dashur të deklarojë diçka më tepër. Nga Kosova, xhaxhai i Aridit ka deklaruar se ai ka qenë një besimtar mysliman që e ka kishte kuptuar fenë shumë seriozisht. Përmes rrjetit social të Facebook-ut ai i kishte ndarë njerëzit në besimtarë dhe jobesimtarë.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj