Maqedonia
Gjendja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Klinika Infektive në Maqedoninë e Veriut është e mbushur me pacientë, të cilët trajtohen në kujdes intensiv nga koronavirusi. Shifrat tregojnë se nga 123 pacientë, 33 prej tyre janë të shtruar në hapësirat modulare.
Ndonëse vizitat nuk lejohen, disa qytetarë përpiqen që përmes dritareve të komunikojnë me familjarët e tyre. Të tjerët u sjellin ushqim dhe batanije nga shtëpia.
Këta shtretër të rinj spitalorë u dërguan për të shtuar kapacitetet, të cilat janë më së të nevojshme në këtë valë të re të pandemisë.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në Maqedoninë e Veriut, Milena Stevanoviq, tha se pranimi i pacientëve në kurim spitalor bëhet në rast të zhvillimit të simptomave dhe grupeve të rrezikuara me pasqyrë të rënduar klinike, të cilët kanë nevojë për oksigjeno terapi. Ajo vë theksin te mjekët amë, të cilët duhet me vëmendje të përcjellin gjendjen e pacientëve në kurim shtëpiak, që të mos përfundojnë në klinikë.
“Secili që do të përpiqet ta rrënoj sistemin shëndetësorë të cilin e krijuam dhe funksionon këta muaj vetëm se do e vështirësoj si për vete ashtu edhe për të tjerët. Kushdo që raporton për simptome të rrejshme, ne këtu i verifikojmë nga mjekë me përvojë, të cilët nuk do të bëjnë lëshime për këto të dhëna jo të sakta. Kontrolli klinik është thelbësor për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Çdo njëri duhet të ketë vetëdijen në këtë kohë qoftë mantel bardh apo pacientë”, deklaroi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me drejtorët e Klinikave Universitare kërkoi nga ato të bëhet ri-organizim plotësues i hapësirës, me qëllim që të sigurohen kapacitete plotësuese në repartet interne dhe forcimin e kapacitetit mjekësor në Klinikë, që të mund të aktivizohen për ndihmë shtesë në Klinikën Infektive.
Në kushte spitalore një pacient kurohet mesatarisht 14 ditë. Në rast se rezultojnë negativ në testin e parë pas 7 ditësh do të lëshohen në izolim shtëpiak, për tu lënë vendin të tjerëve më të sëmurë. Deri në shtratin e fundit janë mbushur edhe repartet infektive të spitaleve nëpër qytetet tjera të mëdha.
Ministria e Shëndetësisë
Reparti Infektiv në Strumicë: kapaciteti 38 shtretër të hospitalizuar 58 pacientë
Reparti Infektiv në Shtip: kapaciteti 38 shtretër të hospitalizuar 53 pacientë
Reparti Infektiv në Veles: kapaciteti 35 shtretër të hospitalizuar 32 pacientë
Reparti Infektiv në Manastir: kapaciteti 45 shtretër të hospitalizuar 43 pacientë
Reparti Infektiv Kumanovë: kapaciteti 28 shtretër të hospitalizuar 33 pacientë
Në Spitalin 8 Shtatori janë të Hospitalizuar 47 pacientë, në Spitalin për sëmundje të mushkërive të fëmijëve në Kozle janë të shtruar 18 pacientë. Të vetmit që i gëzohen ditës sot janë të shëruarit, të cilët po lënë këto hapësirë.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje Pas të shtënave tragjike në shkollën e Grazit, zëra të ekstremit të djathtë në Austri po...
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën