Kosova
Gjendja e njërit nga të plagosurit e Pejës, shumë e rëndë
Një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e lëndimeve të marra, që të tre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ku gjendja e tyre është e rëndë.
Rastin e bëri të ditur shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.
“Njëri nga të plagosurit, 51-vjeçar, ka pasur intervenim të gjatë kohor, për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë. Lëndimet i ka në pjesën abdominale dhe në këmbën e majtë. Ai ka ardhur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të gjakderdhjes. Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ndërkaq edhe ndaj të plagosurit të dytë është bërë ndërhyrja kirurgjike, ndërsa për të plagosurin e tretë deri tani nuk ka qenë e nevojshme”, tha Uka.
Ndërkaq i dyshuari kryesor për kryerjen e kësaj vepre është ende në arrati, kurse një person tjetër që dyshohet se ka ndihmuar dorasin pas kryerjes së aktit, është arrestuar.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












