Bota
Gjendet nëndetësja e Luftës së Parë Botërore
“HMAS AE-1” ishte nëndetësja e parë e Aleatëve e humbur në Luftën e Parë Botërore, e cila u zhduk në Papua New Guinea me 35 australianë e britanikë në bord, më 14 shtator 1914

Mbetjet e nëndetëses së parë australiane janë gjetur pas 103 vjetësh kërkimi.
“HMAS AE-1” ishte nëndetësja e parë e Aleatëve e humbur në Luftën e Parë Botërore, e cila u zhduk në Papua New Guinea me 35 australianë e britanikë në bord, më 14 shtator 1914.
Hulumtimi i 13-të për anijen gjeti se ajo ishte në ishullin Duke of York të Papua New Guineas.
“Kjo është një prej zbulimeve më të rëndësishme në historinë detare të Australisë”, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Marise Payne, transmeton Albinfo.ch.
Ekipi hulumtues e gjeti anijen përmes një droni nënujor. Mbetjet u gjetën në thellësi prej 300 metrash.
Lokacioni i saktë nuk është treguar publikisht për shkak të mbrojtjes së nëndetëses, por raportohet se ajo ka mbijetuar si një copë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor