Lajme
Gjatë verës, destinacione të reja nga Shkupi
Nga Shkupi në Barcelonë, Oslo, Nuremberg, Hamburg dhe Friedrichshafen dy herë në javë, janë këto destinacionet e reja që do të nisin në qershor dhe korrik.
Nga Ohri do të ketë fluturime për në Bazel dhe në Londër.
Linjat e reja sjellin mundësi të reja për turizëm dhe biznes.
Aktualisht nga aeroporti i Shkupit operojnë 26 destinacione evropiane dhe një linjë interkontinentale në Dubai, e në qershor dhe korrik gjithashtu do të shtohen linja të reja”, bëjnë të ditur zyrtarë të TAV në Shkup.
Në orarin e verës, deri më 24 tetor 2015 janë në dispozicion destinacionet e mëposhtme: Barcelona, Bazeli, Beogradi, Brukseli, Këln, Dortmund, Düsseldorf, Dubai, Eindhoven, Frankfurt, Fridrishafen, Gjenevë, Gothenburgut, Hamburg, Stamboll, Lubjanë, Londër, Malmo, Milano, Mynih, Nurembergut, Oslo, Paris, Romë, Split, Stokholm, Venecia, Vjenë, Zagreb dhe Zürich.
Pritjet për këtë vit kanë tejkaluar rekordin e vitit të kaluar prej 1.2 milionë pasagjerësh. Rezultatet fillestare janë në favor të këtij skenari që tani duket shumë që mund të realizohet, thonë zyrtarët e aeroportit për mediat në Shkup.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












