Lajme
Gjatë verës, 760 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Kukës, raporton se gjatë verës pikëkalimin e Morinës e kanë kaluar rreth 760 mijë kosovarë
Bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për pushuesit nga Kosova. Edhe këtë vit, sipas statistikave, shumica e kosovarëve kanë pushuar në Shqipëri, ndërsa shifrat tregojnë se deri në javën e fundit, në pikëkalimin Vërmicë –Morinë, kanë kaluar rreth 760 mijë kosovarë.
Këto shifra i ka publikuar Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Kukës, e cila ka mbikëqyrur hyrjet dhe daljet nga pika e kalimit kufitar Morinë, që është arteria kryesore që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
Gjatë sezonit turistik të këtij viti (qershor, korrik, gusht), sipas statistikave të Policisë Kufitare kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri rreth 760 mijë shtetas me rreth 222.360 automjete, raporton “koha.net”.
Kosovarët kanë zgjedhur Shqipërinë për shkak të afërsisë, por edhe çmimeve më të lira krahasuar me vendet tjera.
Megjithatë bregdeti shqiptar për çdo vit po zhvillohet, duke u kthyer në një nga vendet më të preferuara për t’u vizituar. Gazeta më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “New York Times” e ka radhitur Shqipërinë si vendin e katërtë për të vizituar gjatë vitit 2014.
Në këtë renditje përfshihen 42 shtete më të bukura të botës, ndërsa Shqipëria me dy kulturat e saj, antike dhe perëndimore konsiderohet si perla e Ballkanit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











