Lajme
Gjatë 10 viteve janë shkrirë rreth 3 miliardë tonë akull
Ndryshimi global i klimës shkaktoi shkrirjen e 2 miliardë e 720 milionë tonëve akull në 10 vjet. Cryosat, sateliti i çmontuar i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), gjurmoi 200 mijë ose më shumë akullnaja në periudhën 2010-2020.
Hulumtimi global është bërë mbi gjendjen e akullnajave duke analizuar imazhet nga Cryosat. Në hulumtimin, i cili arriti në përfundimin se ndryshimet klimatike shkaktuan shkrirjen e 2 miliardë e 720 milionë tonëve akulli brenda 10 viteve, u konstatua se masa e humbur e akullnajave korrespondon me 2 për qind të akullnajave në botë.
Në studim u konstatua se 89 për qind e akullnajave u shkrinë për shkak të temperaturës së lartë atmosferike ndërsa 11 për qind për shkak të ujit të ngrohtë të oqeanit ose liqenit. Në hulumtim thuhet se më shumë se 80 mijë tonë akullnaja janë shkrirë në Alaskë, ku është regjistruar humbja më e madhe e akullnajave, thuhet se kjo është shkaktuar nga moti i nxehtë.
Duke theksuar rëndësinë e vëzhgimit të shpejtësisë së ndryshimit të akullnajave, nga të cilat miliona njerëz varen për ujin e pijshëm dhe ujitjen në bujqësi, u tha se ngjyra e lehtë e akullnajave, e cila konsiderohet afër së bardhës, reflekton rrezet e diellit dhe mbështet ftohjen e botës.
I pajisur me një “altimetër radar” që mbledh të dhëna për ndryshimin e lartësisë dhe masës së akullit, Cryosat u përdor për të matur shtrirjen e ngrohjes globale dhe kapakëve polare të akullit. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në “Geophysical Research Letters”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










