Bota
Gjashtë të vdekur si pasojë e të shtënave masive në Gjermani
Një sulm masiv me armë në Gjermani ka ndodhur këtë pasdite dhe ka të ngjarë të ketë vrarë disa njerëz, ka thënë policia.
Gjashtë anëtarë të familjes kanë vdekur në një gjuajtje masive në Gjermani këtë pasdite.
Gazeta gjermane Bild raporton se viktimat ishin të gjithë anëtarë të së njëjtës familje dhe u qëlluan nga një mashkull 26-vjeçar, i cili ishte i njohur për ta.
Policia në Aalen tha që të shtënat ndodhën të premten, menjëherë pas mesditës, në qytetin Rot am See, në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg, 168 kilometra në veri-perëndim të Mynihut. transmeton Telegrafi.
Ata thonë se disa të tjerë janë plagosur dhe ka të ngjarë që gjashtë persona të kenë vdekur.
I dyshuari me armë, që raportohet të jetë një mashkull 26-vjeçar, është arrestuar.
Zëdhënësi i policisë, Holger Binert, tha se ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa njerëz ishin vrarë.
“Ne kemi arrestuar një të dyshuar”, tha Binert, duke shtuar se informacionet fillestare tregojnë se personi i dyshuar është arrestuar dhe një ose më shumë nga viktimat e njihnin njëri-tjetrin.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













