Bota
Gjashtë muajt që do të ndryshojnë BE-në
Zgjedhja e eurodeputetëve në 28 shtetet anëtare të BE-së, nga data 23 deri më 26 maj, është fillimi i një transformimi të plotë të institucioneve europiane deri në fund të vitit 2019. Ja fazat kryesore:
23 deri më 26 maj
Rinovimi i Parlamentit Europian nis të enjten, me zgjedhjet që do të mbahen në Britaninë e Madhe dhe në Holandë. Të premten voton Irlanda, por edhe Republika Çeke, ku zgjedhësit kanë dy ditë kohë, deri të shtunën, për t’iu drejtuar qendrave të votimit.
Të shtunën votimi nis në Letoni, Maltë dhe Sllovaki, ndërsa në 21 shtete anëtare do të zhvillohen të dielën, përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë, Poloninë etj.
Në mbyllje të qendrave të votimit në Itali, autoritetet kombëtare të secilit prej të 28 duhet të shpallin rezultatet, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Parlamenti Europian do të publikojë parashikimet për përbërjen e ardhshme të sallës, ku do të ulen europarlamentarët duke filluar nga ora 18:00 në bazë të sondazheve të kryera pas daljes nga qendrat e votimit.
28 maj
Një samit i jashtëzakonshëm i krerëve të shteteve dhe qeverive do të thërritet në Bruksel për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve.
Çdo familje politike (konservatorët, socialistët, liberalët etj) i kanë numëruar deputetët e tyre, vjen momenti i negociatave për të përzgjedhur pasuesit e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit dhe Donald Tusk në presidencën e Këshillit Europian, organ që përfaqëson shtetet anëtare.
20 dhe 21 qershor
Një samit i ri europian mblidhet, por këtë herë me objektivin për të përfunduar fazën e kandidaturave. Përzgjedhja bëhet me shumicë të cilësuar.
Marrëveshja për emrin e ardhshëm të numrit një të Komisionit, ekzekutivi i BE-së pritet të kushtëzojë të gjitha emërimet e tjera (presidenca e Këshillit, shefi i diplomacisë europiane).
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














