Lajme
Gjallërohet pika kufitare e Vërmicës
Pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie, vikendin e kaluar duket se i është thyer gjallëria vendkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Shqipërinë
Fundjava që shkoi, siç bën të ditur RTK, ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të automjeteve në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës. Një e re tjetër që lidhet me të parën është edhe fillimi i mbushjes së plazheve në vendpushimet e Shqipërisë me pushues nga Kosova.
Ata që gjatë kësaj kohe kanë shfrytëzuar bregdetin shqiptar, thonë se ka shumë pushues atje, dhe sqarojnë nuk kanë pasur probleme, as në plazh e as gjatë rrugës. Orët e drekës të ditës së diele kanë qenë shumë të ngarkuara, në hyrje të pikës kufitare të Vërmicës, pasi numri i bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga vendet e perëndimit për pushime në vendlindje ka qenë i madh, transmeton RTK.
Ndryshe nga vitet e tjera, ata thonë se, po shërbehen shumë shpejt, si në Portin e Durrësit, ashtu edhe në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Zyrtarët policorë pohojnë se ky fluks po përballohet pa asnjë problem, pasi policia kufitare, i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon.
Ngarkesa më e madhe në pjesën kosovare të kufirit është në orët e mëngjesit, ndërsa e kundërta ndodh gjatë drekës, kur mbërrijnë edhe automjetet më bashkatdhetarët tanë, e në mbrëmje ky numër mund të dyfishohet, pasi këtij fluksi i bashkëngjitën edhe pushuesit. Për këtë, gjatë orëve të mbrëmjes, lëshohen në qarkullim edhe korsitë ndihmëse në hyrje, me qëllim që të mos krijohen radhë të gjata në kufi.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











