Kosova
Gjakovarët protestojnë kundër ardhjes së serbëve në Kishën ortodokse
Ka përfunduar e qetë protesta në Gjakovë. Pas informacioneve se nuk do të ketë ardhje të serbëve në Gjakovë, qytetarët që kanë qenë afër Kishës ortodokse janë larguar. Paraprakisht, ata kanë vendosur në dyert e Kishës ortodokse banerin me emrat e serbëve që, sipas tyre, kanë kryer krime në Gjakovë.
Janë vendosur edhe dy pankarta të tjera me mbishkrimin: “I keni duart me gjak” dhe “Gjakova nuk harron”.
Në anën tjetër, drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Ahmet Hasi, ka konfirmuar për KTV-në se nuk do të ketë vizita në Kishën ortodokse në Gjakovë. Ai ka thënë se prezenca e Policisë së Kosovës në afërsi të Kishës ortodokse është për të siguruar rendin dhe qetësinë publike, përcjell, Albinfo.ch.
Protesta e familjarëve të të zhdukurve në Gjakovë është e përvitshme, sepse, sipas tyre, nën petkun e pelegrinëve fshihen të dyshuarit për krime lufte.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se nuk do të ketë ardhje të pelegrinëve serbë në Kosovë.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për t’i ushtruar ritet fetare, por nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi sot.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” “Les émotions”, një udhëtim i thellë artistik në botën e brendshme të njeriut... -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












