Lajme
Gjakova tërheq bashkatdhetarët
Kryerja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka takuar bashkatdhetarët që po qëndrojnë në vendlindje dhe ka kërkuar ndihmën e tyre për zhvillimin e Gjakovës
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar bashkatdhetarët me zhvillimet politike dhe ekonomike në Gjakovë, ndërsa ka kërkuar nga ta që të investojnë në qytetin e tyre. Ajo ka takuar mërgimtarët që po qëndrojnë në vendlindje dhe ka kërkuar ndihmën e mërgimtarëve për zhvillimin e Gjakovës.
Kusari Lila i ka njoftuar bashkatdhetarët me sfidat nëpër të cilat gjendet Komuna, duke u nisur nga sfida për realizime të projekteve kapitale, borxhi i trashëguar nga ish qeverisja, projektet të cilat kanë ngelur të papërfunduara, e të tjera.
Ajo u tha bashkatdhetarëve se për periudhën e deritanishme është arritur që nga borxhet e trashëguara të shlyhen rreth 2.8 milionë euro.
Mërgimtarët nga kryetarja Kusari-Lila janë njoftuar për shpalljen e Gjakovës si zonë të lirë ekonomike i cili ende nuk është tërësisht funksional ku aspirohen prodhime me kosto më të ulët, pastaj ‘Parku i Biznesit’, që pas kërkesës së parashtruar AKP-së pritet përgjigje prej tyre, si dhe për nisma tjera me synime dhe objektiva ekonomike.
Gjithashtu në fokusim kanë qenë edhe investimet aktuale në renovimin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, për kulturën në përgjithësi, sportin, me theks të posaçëm futbollin ku planifikohet që stadiumi të shndërrohet në ndërmarrje komunale publike, pastaj planifikimi për ambientin, hapësirat e gjelbra, si dhe projekte të tjera.
Nga mërgimtarët janë parashtruar kërkesa të ndryshme që kryesisht kanë pasur të bëjnë me rregullimin e ambientin, ndërtimet, uzurpimet si dhe me çështje të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturë.
Mërgimtarët kanë dhënë edhe vlerësime për punën e deritanishme dhe objektivat e shprehura nga kryetarja e Komunës, ku është falënderuar për investimet në renovimin dhe rikthimin e Galerisë së Arteve, ligjshmërinë, dhe të tjera cilësime.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












