Kosova
Gërvalla udhëton në Gjermani për vizitë zyrtare
Sot, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të homologes së saj gjermane, Annalena Baerbock. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Gërvalla do të zhvillojë takim me Baerbock, ku do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro- atlantike të shtetit të Kosovës.
“Ministrja Donika Gërvalla-Schëarz udhëtoi për vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock. Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schëarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane znj. Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës. Po ashtu temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë. Mes tjerash ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz me ministren e Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock do të bisedojë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










