Kosova
Gërvalla u reagon kritikave pasi e quajti BE-në “tigër letre”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vazhduar të mbajë qëndrimin e saj se Bashkimi Evropian është “tigër letre”, duke shtuar se ky institucion nuk është në gjendje dhe s’ka kapacitet për të garantuar siguri, përcjell albinfo.ch.
“I sfidoj publikisht ‘specialistët’, që para se të mësyjnë me sulme personale dhe etiketime nga më absurdet, të na tregojnë saktë se cila nga shkronjat e citatit të mësipërm është e pasaktë apo e pavërtetë. Unë jam zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, nuk jam zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër. Si çdo politikan i përgjegjshëm, me fanatizëm dhe zë të lartë mbroj të vërtetën dhe interesin e vendit tim, dhe vetëm të vendit tim, kudo që më krijohet mundësia të flas, ashtu si edhe të tjerët mbrojnë interesin e vendeve apo organizatave që përfaqësojnë”, ka deklaruar ministrja e Jashtme në një shkrim në Facebook.
Ajo ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë.
“Opozitë që përveç sulmeve personale, të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastikë dhe të pasaktë, asgjë nuk ofron. E sa për PDK-në, e cila tenton të na frikësojë që, nëse ajo vjen në pushtet, ne nuk paskemi më vend në Kosovë, mundem vetëm t’iu përkujtoj që nuk janë të parët që nuk dëshirojnë të më shohin as fizikisht në vendin tim. I kam pasur vetëm 8 vjet kur më kanë përzënë për herë të parë nga vendi im. Por ata që për 19 vjet me radhë (1980-1999) më privuan nga e drejta për t’u kthyer në vendin tim, madje as edhe sa për të kthyer eshtrat e babait në tokën e tij, janë ata që nuk kanë më vend në Kosovën e lirë”, shtoi ajo tutje.
Po ashtu ajo thotë se për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të flasë. “E për LDK-në, nuk po flas sonte. Po flasin kaq shumë vetë, po vajtojnë, shajnë, mallkojnë e gënjejnë, saqë çdo fjalë nga unë do të ishte e tepërt”, u shpreh kryediplomatja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët