Kosova
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën
Bëhet e ditur se ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bashkë me pesë homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të dielën do të mbajë një darkë joformale me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me ministrat e Jashtëm të bllokut.
Darka do të mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të zhvillohet në Luksemburg.
Kallas, ndërkohë, të hënën, në takimin me ministrat e Jashtëm të BE-së, do t’i informojë ata për zhvillimet e fundit në dialogun Prishtinë–Beograd.
Gjithashtu, ajo do t’i njoftojë ministrat edhe për vizitat që ka zhvilluar në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
“Gjatë një dreke pune, Këshilli do të shkëmbejë mendime mbi marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar në mënyrën se si të rritet më tej bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave, si dhe si të promovohet stabiliteti dhe siguria rajonale”, thuhet më tej në njoftimin e BE-së.
Në këtë mbledhje do të diskutohet gjithashtu situata në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










