Kosova
Gërvalla: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet menjëherë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën për Veprimin ndaj Minave: Deminimi është kyç, por fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë jetike.
Duke folur për rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën e mbajtur në Lozanë të Zvicrës, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis , Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se krahas rëndësisë së strategjive për çminim, fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.
Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e brendshme, por edhe në misionet ndërkombëtare, duke përdorur përvojën e Kosovës në çminimin e zonave të minuara, dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Ministrja Gërvalla theksoi urgjencën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po dështon çdo ditë që kjo luftë vazhdon.
“Edhe nëse kjo luftë do të ndalej sot, bashkësisë ndërkombëtare do t’i duhet të merrej edhe për vite të tëra me pasojat e kësaj lufte, me të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot dhe prandaj është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë luftë tani,” tha Ministrja Gërvalla.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










