Kosova
Gërvalla: Kosova, kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se shpreson që diskutimet e të martës të jenë konstruktive dhe se Kosova të mund të “kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan Perëndimor që të vendosen standarde të reja”, përcjell albinfo.ch.
Gërvalla ka folur para takimit joformal të ministrave të BE-së, përgjegjës për çështje të përgjithshme që mbahet sot në Bruksel.
“Unë si zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Kosovës erdha këtu me shpresën që të kemi një bisedë të hapur për sundimin e ligjit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor e shteteve të tjera aspiruese që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Të diskutojmë për nivelet e standardeve demokratike e të sundimit të ligjit që janë të nevojshme të plotësohen para se t’i bashkohemi të gjithë bashkërisht familjes evropiane. Shpresoj që diskutimet sot të jenë konstruktive e që Republika e Kosovës të mund të kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin e Ballkan Perëndimor në vendosjen e standardeve të reja për anëtarët e rinj”, tha Gërvalla.
Me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së, ministres së Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib, Gërvalla po merr pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel, në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004.
Gjatë sesioneve do të diskutohet rreth sfidave, nevojave dhe praktikave më të mira dhe reformave të sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.
Në këtë takim, i cili mbledh ministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, Republika e Kosovës do të paraqesë të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera, të evokojë rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ministrja Gërvalla, sipas njoftimit, do të realizojë edhe takime bilaterale me ministra të Jashtëm dhe të Çështjeve të BE-së për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, bën të ditur njoftimi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












