Kosova
Gërvalla i reagon NZZ-së zvicerane: Keni botuar gënjeshtra
Ajo tha se në artikullin e intervistës së saj, mediumi ka pohuar “gënjeshtra se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer vrasje të pasluftës”
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka reaguar gazetës zvicerane “NZZ”, të cilës i ka dhënë një intervistë. Ajo tha se në artikullin e intervistës së saj mediumi ka pohuar “gënjeshtra se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer vrasje të pasluftës”.
Gërvalla ka sqaruar se UÇK-ja është shpërbërë pas përfundimit të luftës.
“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato bëhen nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.
“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK, FARK dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por, kështu është e vërteta”, ka shkruar tutje Gërvalla.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













