Kosova
Gërvalla: Diaspora, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë
Diaspora gjatë verës në Kosovë, Gërvalla: E shkëlqyer t’i shohësh rrugëve tona, nevojitet edhe angazhimi politik i tyre
Në Prishtinë është duke u mbajtur Forumi Ndërkombëtar “Ulpiana”, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për rëndësinë e diasporës, duke thënë se diaspora mbetet ndër prioritetet e qeverisë.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet tona kanë gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritetet kryesore në këtë mandat. Kemi verën e ‘shacave’, është e shkëlqyer t’i shohësh në rrugët tona, sa miqësor janë, sa shumë kënaqen duke qëndruar deri orët e vona në kafiteritë tona. Shohim që diaspora mund të sjellë më shumë, se sa financat”, tha ajo.
Më tej, ministrja ka thënë se diaspora sjell në Kosovë rreth 1 miliardë euro në Kosovë, por përveç parave, ajo tha se diaspora sjell përvojën e tyre nga demokracitë e zhvilluara.
“Na nevojitet edhe angazhimi politik i tyre”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











