Lajme
GERMIN: pakot nga diaspora që po kërkojnë të verifikohen janë dërguar nga datat 19 – 5 tetor
Organizata GERMIN, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se nga data 19 shtator deri më 5 tetor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur gjithsejtë 15,795 pako të fletëvotimeve përmes postës ndërsa nga to, GERMIN thotë se 3,782 janë nga Republika e Serbisë.
Ndërkohë, organizata në fjalë thotë se nga data 6-11 tetor në KQZ kanë arritur edhe 4,639 pako me fletëvotime nga diaspora.
“Të gjitha këto pako janë dërguar nga data 19-5 tetor (gjatë procesit të rregullt të votimit me postë) në bazë të vulës së postës dërguese që shfaqet në pako, mirëpo nuk kanë arritur deri me 5 tetor në faun postar të KQZ-së, për shkaqe teknike të postës. Vonesa në arritjen e zarfeve me fletëvotime në kohë nuk është përgjegjësi e votuesve nga diaspora”, thotë kjo organizatë, ndërsa kërkon nga KQZ-ja që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimtar të 5 tetorit.
“Mospranimi i votave të tyre përbën një cenim të së drejtës kushtetuese për të votuar”, ka theksuar më tej organizata GERMIN, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











