Kosova
GERMIN kërkon të trajtohen mbi 4,500 pako të fletëvotimeve të paverifikuara nga diaspora
Organizata GERMIN është duke vëzhguar për herë të parë procesin e verifikimit e pakove të votave të dërguara përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019. Përmes vëzhguesve të saj të akredituar, GERMIN po monitoron nga afër procesin e hapjes dhe vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendit.
Gjatë këtij procesi, GERMIN ka vërejtur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kualifikuar si të papranueshme afër 4536 pako me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së pas datës 5 tetor, por të cilat janë nisur me postë rreth 2 javë para datës së zgjedhjeve (një numër i konsiderushëm i tyre figurojnë të dërguara më datë 19, 20 dhe 21 shtator 2019). Duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor, por edhe problemeve të paparalajmëruara gjatë dërgesave postare, vonesa në arritjen e zarfeve me kohë është bërë për shkaqe objektive të postës, prandaj GERMIN kërkon nga KQZ që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimitar të 5 tetorit. Mospranimi i votave pa faj të tyre do të nënkuptonte cenim të të drejtës kushtetuese të tyre për të votuar.
GERMIN vlerëson shumë vullnetin e lartë të diasporës për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, prandaj kërkon që këto pako të pranohen, marrë për bazë që të gjitha janë dërguar para afatit të vendosur nga KQZ-ja. Kjo do të ndikonte në rritjen e legjitimitetit demokratik, siç kemi kërkuar edhe para fillimit të procesit zgjedhor.
Njëkohësisht GERMIN shpreh shqetësime rreth votave të dërguara me postë nga Republika e Serbisë, të cilat i kanë të gjitha zarfet me madhësi, ngjyrë dhe mbishkrim të njejtë, gjë që lë hapësirë për dyshim se këto zarfe janë plotësuar dhe dërguar në mënyrë të orkestruar në adresë të KQZ-së. Po ashtu ka edhe një jo konsistencë në dokumentet identifikuese brenda këtyre zarfeve, duke hasur në dokumente të cilat identifikojnë dy persona të ndryshëm nga ana e përparme dhe ajo e pasme e kartës identifikuese. GERMIN kërkon nga KQZ-ja që të mos lejojë që të bëhet një ndërhyrje e tillë jodemokratike në sistemin zgjedhor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












