Kosova
Gërvalla fton Shqipërinë të tërhiqet nga ‘Open Balkan’
Tonet diplomatike mbi “Open Balkan” pranë homologes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ministrja e Jashtme e Kosovës i la mënjanë e gjendur përballë një audiori me anëtarët e Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, ish-ambasadorë apo ish-ministra të Jashtëm. Donika Gërvalla i bën thirrje Shqipërisë të heqë dorë nga iniciativa që e cilëson alibi të Serbisë.
“Open Balkan në sytë tanë nuk përmban asgjë. Open Balkan është pikërisht alibia që i jepet Serbisë për të mos u përkushtuar në Berlin, për ta paraqitur Kosovën si jobashkëpunuese. As Shqipëria dhe asnjë shtet tjetër nuk duhet të bashkëpunojë”, tha kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, përcjell Albinfo.ch.
Duke shtjelluar më tej argumentin e saj, Gërvalla thotë se Kosova është pro nënshkrimit të 4 marrëveshjeve që mundësojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në rajon, por jo Serbia, e cila me Kosovën kërkon të ndjekë një rrugë më të gjatë, raporton A2.
“Nuk ka gatishmëri nga ana e Serbisë së Vuçiç do t’i përfshijë procesin e dialogut në Bruksel në këto marrëveshje. Ne nuk mendojmë që problemet bilaterale të jenë agjendë rajoni. Të 3 shtetet e sulmuara dhe rrezikuara nga Serbia janë jashtë Open Balkan, nuk besoj se është rastësi”.
Duke e konsideruar të drejtë legjitime reciprocitetin mes qytetarëve të Kosovës që hyjnë në Serbi me atë të serbëve që hyjnë në Kosovë, ministrja Gërvalla solli në vëmendje të të pranishmëve gjuhën që po përdor Serbia, jo vetëm ndaj Kosovës, por dhe dy shteteve të tjera, jo pjesë e Open Balkan.
“Serbia nuk e ka ashpërsuar gjuhën vetëm me Kosovën, por edhe me Bosnjën dhe Malin e zi. Asnjëherë që nga ‘99 nuk është përmendur fjala luftë aq shpesh”.
Sipas Gërvallës, rezultati i dialogut mes dy vendeve do të jetë vetëm një, njohje e ndërsjellë mes dy vendeve, qëndrim që nuk e ndan vetëm Kosova, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











