E-Diaspora
Gentian Zyberi zgjidhet anëtar Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike në OKB
Gentian Zyberi zgjidhet anëtar i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike në OKB, duke marrë votat e 90 shteteve.
Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në këtë organizëm, që prej pranimit të saj në 1992. Ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në Twitter, shkruajnë mediat shqiptare.
“Gentian Zyberi sapo u zgjodh anëtar i Konventës Ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike në mandatin 2019-2022. Shqipëria për herë të parë përfaqësohet në këtë trup të BE që nga pranimi i saj në 1992. Faleminderit të gjithë partnerëve për mbështetjen!”, shkruan Bushati, përcjell albinfo.ch.
Kjo është një arritje për diplomacinë shqiptare, pasi vërehet se në të gjitha vendet që u listuan sipas votave, Shqipëria kryesonte me numrin më të madh të votave, duke lënë pas dhe shtete të fuqishme si Rusia, Holanda etj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










