Kosova
Gent Cakaj akuzon Sali Berishën për Rrugën e Kombit
Ushtruesi i detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se nuk është faji i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por i kryeministrit të kaluar, Sali Berisha.
Ndonëse Berisha vetë e kishte mohuar më herët vendosjen e taksës, Cakaj përsëri i lë fajin atij dhe nënshkrimit të kontratës me koncesionarin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës.
“Fajin për nënshkrimin e kontratës me koncesionarin në vitin 2011 e ka qeverisja e kaluar”, ka thënë Cakaj në T7, përcjell albinfo.ch.
“I gjithë ndërtimi i autostradës ka kushtuar 1.3 miliard dollarë. Koncesionarit për mirëmbajtje i duhet t’ i shtojë 260 milionë dollarë. Kjo për shkak të ndërtimit të urës përmbi lumin Drin, 25.6 kilometra rrugëve me korsi shtesë. 16 km rrugë dytësore, ndriçimi etj…”, thotë ndër të tjera ai, por në fakt këto ndërtime ende nuk janë jetësuar.
“Taksa e qarkullimit nuk arrin t’i shlyejë borxhet paraprake të qeverisë së kaluar”, thotë tutje Cakaj, duke nënkuptuar se shuma që paguhet për qarkullim është e vogël.
Tutje Cakaj thotë se Rruga e Kombit ishte ndërtuar me borxhe dhe ajo ende nuk ka mbaruar.
“37% të parave janë marrë borxh nga qeverisja e kaluar për Rrugën e Kombit dhe ajo nuk ka mbaruar ende. Vetëm vitin e kaluar 1.73 miliardë dollarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri”, arsyetohet Cakaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












