Lajme
Gënjeu se ka bombë në aeroport, gjobitet me 90 mijë franga
Një grua franceze, e cila fshihet pas një alarmi të rremë në aeroportin e Gjenevës, do të paguajë rreth 90 mijë franga për incidentin e shkaktuar.
Siç shkruan swissinfo.ch, Gjykata Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë ankesën e gruas kundër kësaj pagese, me të cilën janë paraparë të rimbursohen shpenzimet e policisë gjatë këtij incidenti, që daton nga qershori i vitit 2016.
41-vjeçarja kishte telefonuar aeroportin në mënyrë anonime, duke pretenduar se aty ndodhej një person me bombë, drejtuar kah sektori francez, përcjell albinfo.ch.
Pas kësaj telefonate, ishin shtuar kontrolle shtesë të sigurisë. Policia dhe forca të tjera të armatosura të sigurisë patrullonin me armë nëpër aeroport. Disa pika hyrëse u bllokuan dhe kontrolle të tjera u kryen në dy pika të hapura. Ndërkaq, të nesërmen pasdite, autoritetet njoftuan se ishte një alarm i rremë.
Më pas, autoritetet zvicerane dhe franceze thanë se telefonuesja ishte një grua, e cila ishte xheloze për “gruan e supozuar” të burrit të saj dhe e hapi këtë rast ndaj saj, shkruan tutje swissinfo.ch. Më pas, ajo ishte dënuar nga një gjykatë franceze me gjashtë muaj burgim, tre prej të cilëve ishin pezulluar pas incidentit, përcjell albinfo.ch.
Fatura për shpenzimet e policisë gjatë incidentit iu dërgua gruas nga shefi i policisë së Gjenevës.
Ankesa e gruas (kundër pagesës) shkoi nga një gjykatë lokale e Gjenevës deri në shkallën më të lartë juridike në Zvicër, ku po ashtu, sot, u vendos se ankesa ishte e papranueshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














