Lajme
“Gemeindeschule” në Zvicër dhuron inventar për shkollat në Kamenicë
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është shprehur i lumtur me rastin e pranimit të një donacioni nga dy bashkëqytetarët që jetojnë në diasporë, Fitore Maliqi e Artan Maliqi.
Donacioni është inventar, që përfshijnë pajisje shkollore për t’ua bërë më të lehtë nxënësve dhe mësimdhënësve procesin e mësimit.
Me buzëqeshje e vullnet, pranuam donacionin e ardhur nga shkolla “Gemeindeschule” në Zvicër, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Me buzëqeshje e vullnet, pranuam donacionin e ardhur nga shkolla “Gemeindeschule” në Zvicër. ?
Ky donacion është mundësuar përmes dy bashkëqytetarëve tanë nga diaspora Fitore Maliqi e Artan Maliqi. Faleminderit kolegëve për punën, Artanin e Fitoren për angazhimin si dhe vullnetarëve për transportin nga Zvicra.
Do punojmë pa ndalë, që nxënësve të Kamenicës t’u krijojmë kushte më të mira të mësimnxënies e ambiente më të këndshme.


E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











