Kosova
Gazetarja nga Ukraina strehohet në Kosovë
Të hënën në orët e hershme të mëngjesit në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha, përcjell albinfo.ch.
Asociacioni i Gazetarëve ka njoftuar se Lisnycha do t’u bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
“Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është iniciuar nga ECPMF-ja, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë përfituar pagë mujore, kurse të gjuhës shqipe dhe angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. AGK-ja falënderon partnerët vendorë e ndërkombëtarë që mundësuan programin të implementohet më me lehtësi”, thuhet në njoftim.
Nga Ukraina, që prej fillimit të luftës, kanë ardhur disa gazetarë për strehim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











