Lajme
Gazetarët paralajmërojnë protesta kundër Kodit Penal
Miratimi i Kodit Penal me dy nenet kundërthënëse kanë ngjallë reagime gjithandej opinionit në Kosovë
Mungesa e unitetit të ligjvënësve kosovarë për t’i hequr dy nenet kontroverse, 37 dhe 38, të Kodit Penal të Kosovës të cilat cenojnë lirinë e medieve, ka ngjallur reagime gjithandej opinionit në Kosovë.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) nuk i ka përjashtuar protestat si shenjë pakënaqësie ndaj dy neneve të Kodit Penal, ndërsa lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar inicimin e Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë. PDK ndërkaq konsideron se është shkelur rregullorja e punës dhe kërkon rivotim.
Asociacioni i Gazetarëve ka paralajmëruar që nëpërmjet Omudspersonit çështjen ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, që kjo e fundit të jep mendimin përfundimtar nëse këto dy nene e shkelin apo jo Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për liri të shprehjes.
Në një konferencë për media, kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti ka paralajmëruar edhe vazhdimin e protestave deri në ndryshimin e këtyre dy neneve.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për medie, konsideron se miratimi për herë të dytë nga ana e Kuvendit të Kosovës të Projekt-Kodit me nenet 37, 38 dhe 39, dëshmon tendencën për kontroll të plotë të mediave të pavarura.
Sipas kësaj lëvizjeje, neni 37 mundëson që media të shndërrohet në fajtor për gjithçka dhe të ndëshkohen gazetarët redaktorët, botuesit, shtypshkronjat e deri te shpërndarësit e gazetave. Ky nen, sipas Vetëvendosjes, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, neni 40 dhe 43 si dhe me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Prandaj Vetëvendosje njofton se nëpërmjet Grupit të saj parlamentar, së shpejti do të procedojë në Kuvend Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.
Në anën tjetër, Grupi Parlamentar i PDK-së, konsideron se në seancën plenare të të premtes, ka pasur shkalje të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, PDK nëpërmjet shefit të grupit parlamentar, Adem Grabovci ka kërkuar që të korrigjohet shkelja e rregullores.
Ky reagim i PDK-së erdhi pasi që u konfirmua se kundër heqjes së nenit 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal votuan pikërisht deputetët e PDK-së, Adem, Grabovci, Elmi Reçica, Latif Gashi dhe Berat Buzhala. Ndërsa abstenuan Hydajet Hyseni, Nait Hasani e Fadil Demaku dhe dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Anton Çuni.
Ndryshimit të Kodit Penal iu deshën vetëm dy vota, pasi që për votuan 59 ligjvënës. Ndërsa sipas ligjit, për ndryshimin e një neni duhet të votojmë shumica e thjeshtë e Kuvendit të Kosovës, ose 61 deputetë nga 120 sa ka Legjislativi.
Ky votim e çoi në dorëheqje zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, ndërsa kryeministra Hashim Thaçi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë tha se po ndihet i turpëruar që kundër kanë votuar edhe deputetët e partisë së tij.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













