Lajme
Gazetarët ndjehen të shqetësuar me ndikimin e drejtësisë në media
Gazetarët kosovarë i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe zyrës së BE-së, që të monitorojë rastin gjyqësor kundër gazetës Insajder pas publikimit të përgjimeve të Grabovcit
Gazetarët kosovarë janë ndjerë të shqetësuar pas ndërhyrjes së gjyqësorit në media, duke ndaluar zbardhjen e skandaleve dhe korrupsionit të klasës së lartë politike. Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës vjen menjëherë pasi Gjykata e Apelit e ka miratuar kërkesën e deputetit Adem Grabovci për mospublikimin e e përgjimeve nga gazeta elektronike “insajder”.
Gjykata e Apelit e ka nënvlerësuar vendimin e Gjykatës Themelore, duke dhënë rast Adem Grabovcit për t’u mbrojtur nga përgjimet të cilat nxorën sheshit nepotizmin dhe ndikimin e politikës në emërimin e njerëzve nëpër bordet e agjencive publik, por edhe nëpër gjykata, përfshirë atë të Apelit.
Prandaj, Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila në këtë rast kishte hedhur poshtë kërkesën e deputetit të PDK-së që të ndalohet publikimi i përgjimeve të tij në media.
Por, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës thotë se është duke përcjellë me vëmendje rastin gjyqësor të privatësisë, Adem Grabovci kundër gazetës “Insajderi”.
“Tashmë është bërë praktikë që partitë politike dhe njerëzit e fuqishëm në pushtet gjithnjë e më shumë janë duke paditur mediat dhe gazetarët. Kjo është duke ndodhur edhe kur raportimi është i bazuar në fakte dhe bëhet me qëllim të frikësimit të gazetarëve. Përdorimi i mjeteve ligjore për të realizuar një të drejtë është metodë demokratike. Mirëpo, marrë parasysh sistemin fragjil të drejtësisë në Kosovë, komuniteti i gazetareve frikësohet se ky rast mund të mos zgjidhet në mënyrë meritore”, thuhet në reagim.
Për këtë arsye dhe duke mos paragjykuar vendimin final të gjykatës, AGK i rekomandon Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe instancave të tjera gjyqësore që të shqyrtojnë këtë rast bazuar në standardet e krijuara nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Evropës.
Njëkohësisht gazetarët kosovarë i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe zyrës së BE-së të monitorojë nga afër rastin gjyqësor kundër gazetës Insajder.
“Së fundi, kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të përgatisë dhe të publikojë të dhënat e tij rreth rasteve kundër mediave dhe gazetarëve. Kjo do t’i mundësonte AGK-së të monitorojë zhvillimet në këtë fushë dhe kualitetin e aktgjykimeve”, thuhet në reagimin e AGK-së.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










